Flota e Detit të Zi e forcave detare ruse tha të enjten se luftanijet e saj kanë kryer ushtrime me armatim të vërtetë gjatë manovrave në Detin e Zi.
Kjo u bë në kohën kur Ukraina dhe NATO-ja po zhvillojnë ushtrime ushtarake në të njëjtën zonë, jo shumë larg forcave ruse.
Ushtrimi “Puhia e Detit”, i udhëhequr nga Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara, vjen pas rritjes së tensioneve mes NATO-s dhe Moskës, pasi Rusia tha javën e kaluar se ka shtënë dhe ka hedhur bomba afër një luftanije britanike për ta larguar nga ujërat afër Krimesë. Britania ka mohuar se një gjë e tillë ka ndodhur.









