Rusia kundërshton vendimin e Trumpit për t’u tërhequr nga Marrëveshja Bërthamore

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Ryabkov, kundërshton deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili tha se do të tërhiqet nga Marrëveshja për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme.

Ryabkov në një deklaratë për agjencinë ruse të lajmeve TASS, tha se kanë nevojë për kohë për të vlerësuar gjendjen në lidhje me deklaratën e presidentit Trump.

Ai tha se vendimet e tilla nuk duhet të merren me “shpërthime emocionale”.

“Për mbrojtjen e stabilitetit strategjik, dënojmë iniciativat që vazhdojnë me metoda të shantazhimit në mënyrë që Rusia të bëjë lëshime për një çështje të rëndësishme për sigurinë, në fushën e sigurisë ndërkombëtare dhe të armëve bërthamore”, tha ai.

Sipas tij, disa fuqi në Washington po e shtypin qeverinë e shtetit për ta çuar atë në një vendim për tërheqje në mënyrë zyrtare nga marrëveshja.

“Kjo do të ishte një hap shumë i rrezikshëm”, thekson Ryabkov.

Kujtojmë se presidenti Trump në lidhje me Marrëveshjen për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme të nënshkruar me Rusinë ka deklaruar se “Ne ishim pala që mbetëm në marrëveshje dhe që e respektuam atë por Rusia për fat të keq nuk e respektoi këtë marrëveshje dhe për këtë arsye do të anulojmë dhe do të tërhiqemi nga marrëveshja”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu