Rusia paralajmëron Moldavinë: Mos kërcënoni trupat tona në Transnistria

Rusia, nëpërmjet Sergei Lavrov, paralajmëroi Moldavinë që të marrë masat e duhura dhe të mos kërcënojë trupat ruse në Transnistria, sepse rrezikon të provokojë një konfrontim ushtarak me Moskën.

“Të gjithë duhet të kuptojnë se çdo veprim që kërcënon sigurinë e trupave tona në Transnistria do të konsiderohet sipas ligjit ndërkombëtar si një sulm ndaj Rusisë, siç ndodhi në Osetinë e Jugut kur paqeruajtësit tanë u sulmuan nga (ish-presidenti i Gjeorgjisë) Saakashvili”, tha Lavrov.

Rusia ka vendosur forca paqeruajtëse në Transnistria që nga fillimi i viteve 1990, kur separatistët pro-rusë morën pjesën më të madhe të rajonit nga kontrolli i Moldavisë në një konflikt të armatosur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu