Rusia tërheq kërkesën për furnizimin e luftanijeve nga Spanja

Ambasada e Rusisë në Madrit tha të mërkurën se Rusia e ka tërhequr kërkesën që i kishte paraqitur Spanjës për të furnizuar me karburant flotën e saj ushtarake që merr pjesë në operacionet në Siri.

Zëdhënësi i ambasadës ruse në Spanjë Vasily Nioradze e konfirmoi njoftimin se kërkesa është tërhequr por nuk dha hollësi të tjera.

Të mërkurën gjatë dits, Britnaia shprehu shqetësim që një vend i NATO-s, si Spanja, po shqyrtonte mundësinë të furnizonte me karburant anjet luftarake ruse. Madriti ishte nën trysni për të refuzuar kërkesën e Moskës.

Aeroplanmbajtësja ruse “Admirali Kuznetsov” dhe grupi i luftanijeve që e shoqërojnë, ditët e fundit lundfroi nga Deti i Veriut përmes Kanalit të Lamanshit duke u vendosur në Detin Mesdhe./voa


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu