Russia Today: Vuçiç ka pak mbështetje në Serbi

Sipas analistit serb të kësai medie, Aleksandar Pavic, Vuçiç ka pak mbështetje në Serbi për t’u pajtuar me Kosovën për ndonjë marrëveshje të mundshme.

Edhe Rusia i ka bërë të qartë Vuçiçit se nuk do të mbështesë ndonjë marrëveshje të mundshme me Kosovën, nëse marrëveshja nuk ka mbështetjen e popullit serb.

“Serbia do të ketë përçarje të brendshme, sepse shumica e opinionit serb është kundër ndarjes”, tha Pavic.

“Kjo është një çështje shumë delikate si për presidentin serb edhe për presidentin rus”, tha ai.

Gjithashtu, analisti shtoi se nëse Kosova njihet si një shtet sovran nga Serbia, rezultati i mundshëm do të ishte që Kosova të bëhet pjesë e Shqipërisë, një anëtare e NATO-s dhe Moska e sheh NATO-n si një armike të Rusisë.

Pavel Kandel, një ekspert për konfliktet etnike në Institutin e Akademisë Ruse të Shkencave, tha se tensionet janë produkt i dobësimit të pozitave të dy liderëve.

Kandel tha se Vuçiç është i gatshëm ta pranojë Kosovën nëse Serbia futet në BE.

“Unë besoj se Vuçiç do të jetë i gatshëm të njohë pavarësinë e Kosovës në këmbim të anëtarësimit të Serbisë në BE. Por, shqiptarët [në Kosovë] nuk janë të gatshëm të pranojnë asnjë kompromis për të shpëtuar fytyrën e Vuçiqit”, përfundoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu