Rute: Shqipëria nuk është gati, ndërsa Maqedonia e Veriut është më afër për hapjen e bisedimeve me BE-në

Holanda nuk kundërshton zgjerimin e BE-së, tha kryeministri i holandez, Mark Rute i cili beson se Shqipëria për momentin nuk është gati që të fillojë bisedimet për anëtarësim dhe se Maqedonia e Veriut është më afër për këtë qëllim.

Rute në margjinat Samitit të NATO-s në Londër tha se vendet që kërkojnë që të anëtarësohen në BE duhet të jenë gati, siç ishte gati Mali i Zi kur i filloi bisedimet.

“Nuk besoj se Shqipëria është gati që të fillojë bisedimet me BE-në në këtë moment, ndërsa ajo që ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut, ajo është më afër deri tek ky qëllim”, tha Rute për gazetën malazeze “Pobeda”.

Ai shtoi se disa vende nuk kanë dashur që të ndahen Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në procesin e bisedimeve në Bruksel.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu