Rutte uron Kurtin: Holanda e mbështet Kosovën me gjithë zëmër

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga homologu i tij holandez, Mark Rutte. Në letrën e tij, kryeministri Rutte e ka uruar kryeministrin Kurti për pozitën e re dhe i ka dëshiruar suksese në detyrat e rëndësishme që e presin.

Vendet tona, sikurse edhe pjesa tjetër e Evropës, janë duke u përballur me një sfidë të papërshkrueshme siç është ajo nga COVID-19”, është thënë në letrën e Rutte.

Kryeministri Rutte është shprehur i kënaqur që Bashkimi Evropian ka pasur mundësinë që t’i ndihmojë Kosovës nëpërmjet pakos ndihmuese për Ballkanin Perëndimor dhe mekanizmit “COVAX” për sigurimin e vaksinave të sigurta kundër Covid-19.

Ngjashëm i kishte dalë në ndihmë vitin e kaluar Kosovës Holanda edhe nëpërmjet donacionit bilateral për pajisje personale mbrojtëse për Qendrën e Klinikave Universitare të Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu