Ruzhdi Gjokaj: Pence na garantoi se nuk preket asnjë centimetër i Kosovës

Ruzhdi Gjokaj, përkrahës i republikanëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA, e vlerëson përfshirjen e shqiptaro-amerikanëve në kampet e të dy kandidatëve për president, Donald Trump dhe Joe Biden.

Por, ai mendon se agjenda e Partisë Republikane është shumë e afërt me agjendën dhe interesin e shqiptarëve, ndërsa Trump ka bërë një punë të mirë.

”Partia republikane është shumë e afërt me agjendën tonë. Mendojmë se Presidenti Trump ka bërë punë të mirë”, ka thënë ai.

Gjokaj ka thënë se nënpresidenti Pence ka dhënë garanci për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Ndërkaq, çështjen e Asociacionit e ka cilësuar si pjesë të, siç është shprehur, “lojërave të politikanëve të Kosovës“.

“Nënkryetari Mike Pence garanton se asnjë centimetër i Kosovës nuk do të shkojë në anën tjetër. Sa i përket Asocacionit dhe lojërave të politikanëve të Kosovës është dicka tjetër dhe nuk dua të futem andej“, është shprehur ai.

Siqoqoftë, Gjokaj ka thënë se e çmon përfshirjen e shqiptarëve në kampin e demokratit Biden.

“Nuk jam kundër atyre që e përkrahin Bidenin. Kam dëshirë që të ketë shqiptarë edhe andej. Të mos krijojmë armiqësi mes vetes, por të jemi miqë dhe dashamirë“, është shprehur ai.

“Kryetari Obama ka pasur mundësi që gjatë tetë viteve të tregojë pozicionin e tij për shqiptarët. Ndoshta ka qenë edhe problemi i politikanëve tanë që nuk kanë arritur të paraqesin si duhet kërkesat tona”, ka thënë ai.

Gjokaj e quan gabim mbajtjen anë të politikanëve shqiptarë për cilindo prej kandidatëve për President të SHBA-së.

”Unë jam i lindur në Mal të Zi dhe kam mësuar e jetuar në Kosovë. Dua të flas nga ai aspekt, pra nga jashtë. Mendoj që është një gabim i vogël që dikush të flasë për politikën amerikane. Ne jemi të vegjël dhe kemi nevojë për shtete të mëdha, që të jemi më të kujdesshëm për momentin”, ka thënë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu