Ruzhin: Ivanov mund të bëjë lëvizje të ngjashme si me faljen e kriminelëve

Tanimë kur nënshkrimet janë siguruar nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaevi, pritet që presidenti Gjorge Ivanov t’ia dorëzojë mandatin dhe të fillojë me negociatat për formim të qeverisë së re. Ish ambasaori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin, i pyetur nga “Faktor” deklaron se Zaevit duhet t’i jepet mandati, pasi arriti që të gjejë gjuhë të përbashkët me gjithë partitë politike parlamentare shqiptare. Sipas tij, Zaev nuk e ka ndryshuar Kushtetutën por vetëm ka pranuar atë që BDI ju ofron shqitarëve.

“Nuk e ka ndryshuar Kushtetutën, por vetëm ka pranuar atë që më herët e ka ofruar BDI-ja partive shqiptare. Vonesat e BDI-së janë një lëvizje taktike, që të relativizojnë hidhërimin e OBRM-PDUKM-së dhe këto mendime i kanë edhe shumë diplomatë të huaj. Kur tanimë është e qartë se mandatar duhet të jetë Zoran Zaevi, Ivanov mund të bëjë përsëri ndonjë lëvizje sikur “falja”, për të destabilizuar vendin. Në kushte të tillë edhe eurokomesari Johannes Hahn, i cili kishte simpati për OBRM-PDUKM-në theksoi se nuk ka vend për manovra të reja, ai vetëm rekomandoi që Ivanov t’ia jep mandatin Zaevit”, deklaroi Ruzhin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu