Sa më shumë kohë që shpenzoni me nënën, aq më shumë do të jetojë ajo

Nëse ndonjëherë ju kanë akuzuar se nuk jeni ‘cool’ sepse shpenzoni shumë kohë me prindërit, atëherë fillimisht gjeni shoqëri më të mirë, pastaj tregojuni se aq më shumë kohë që shpenzoni me fëmijët, aq më gjatë jetojnë ata.

Kjo sepse një studim i kryer nga Universiteti i Kalifornisë ka zbuluar se personat e moshës mesatare 71 vjet kishin qenë shumë të prirë të ndihen të vetmuar – e kjo është shkaktar i madh i dobësimit të shëndetit, transmeton Telegrafi.

Rezultatet kishin treguar se nga 1604 njerëz të anketuar, 43 për qind e grave të intervistuara kishin rrëfyer se ndiheshin të vetmuara.

Ndërsa statistika më brengosëse e këtij studimi është se 23 për qind prej tyre kishin vdekur brenda gjashtë viteve sa ishte kryer studimi.

Hulumtuesit kishin zbuluar se vetmia mund të shpie në probleme të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë vështirësi në jetën e përditshme, probleme me kryerjen e detyrave, probleme me ecje, etj.

Pra, prandaj është e rëndësishme të shpenzoni kohë me nënën dhe babanë!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu