Sa para i duhen një familje për mbijetesë në Maqedoninë e Veriut?!

Sa para i duhen një familje për të mbijetuar në Maqedoninë e Veriut. Derisa çmimet vazhdimisht po rriten, qytetarët ankohen se me një rrogë minimale por edhe mesatare, është vështirë për të mbajtur një familje.

Sipas të dhënave të fundit statistikore, shporta minimale për një familje katëranëtarshe për muajin shtator ka qenë mbi 48 mijë denarë apo afër 800 euro. Ndërkohë, rroga minimale në vend është 380 euro. Një familje me një rrogë minimale nuk mund të mbijetojë, por edhe ajo familje me një rrogë mesatare vështirë ia del.

“Me rritjen e TVSH-së për shumë produkte nga 5% në 10% do të ketë sërish rritje të vlerës së shportës së konsumit, pra masa e mëparshme e çmimeve të garantuara për produktet ushqimore bazë nuk do të ketë efekt. 120 mijë qytetarë nuk fitojnë as gjysmën e asaj që duhet për shpenzimet bazë, pra janë me pagë minimale dhe pritet rritje e mëtejshme e varfërisë së popullatës deri në 25%”, thonë për Alsat nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu