Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

Kryeministri Zoran Zaev edhe njëherë ka përsëritur se regjistrimi I popullsisë do të ndodh në muajin prill dhe nuk ka arsye që të anulohet. Ai nënvizoi se pa dallim rezultatit nuk do të ketë ndryshim të Kushtetutës e as të Marrëveshjes së Ohrit.

Por, sa shqiptarë e sa maqedonas jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Shumë autorë, analistë shqiptarë e maqedonas ka dhënë vlerësime të ndryshme.

Sipas analistëve shqiptarë, shqiptarët në Maqedoni janë rreth 30 për qind, por ka edhe prej atyre që besojnë se kjo shifër është më e lartë.

Analisti Nijazi Muhamedi kohë më parë ka deklaruar se 47 për qind e popullsisë në Maqedonisë janë shqiptarë.

“Sipas një informacioni të marrë javet e fundit nga një institucion ndërkombëtar, shqiptarët në Maqedoni janë 47 % nga popullsia e përgjithshme e Maqedonisë…”, thotë Nijazi Muhamedi. Por, ai apo edhe burimi i informacionit nuk ka sqaruar nëse jashtë kësaj shifre janë lënë edhe rreth apo më shumë se 100 mijë shqiptarë ortodoks. Pra, jemi më shumë se një milion shqiptarë këtu, kjo tashmë është e qartë.

Profesori Ruzhdi Matoshi ka publikuar disa të dhëna ku shihet se në Maqedoni jetojnë rreth 800 mijë shqiptarë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas këtyre të dhënave, 55 për qind e qytetarëve janë maqedonas, 40 për qind shqiptarë dhe pjesa tjetër e mbetur janë turq, romë, vllehë… etj.

Të dhëna afërsishtë të ngjajshme, kohë më parë ka publikuar edhe analisti shqiptar, Nijazi Muhamedi. Sipas tij, në Maqedoni jetojnë rreth 47 për qind shqiptarë.

Mirëpo, në regjistrimin e ardhshëm duket se do të jetë problem evidentimi i tyre, për faktin se një pjesë e madhe e shqiptarëve punon në diasporë. Duhet të gjendet mënyra për regjistrimin e tyre, kjo për faktin se ata rregullisht vijnë në vendlindje, kanë pronë, pasuri dhe investime në Maqedoni si dhe në shumicën e rasteve edhe shtetësinë.
Ish kryeministri i Maqedonisë ka deklaruar në vitet e ardhshme numri i maqedonasve do të zvogëlohet për 50 përqind.

“Të dhënat demografike flasin e në Regjistrimin e ardhshëm të vitit 2025 në Republikën e Maqedonisë do të ketë 50 për qind me pak maqedonas”, ka përsërit pohimet e mëparshme të shpalosura nëpër mediat e ndryshme, ish-kryeministri i Republikës së Maqedonisë Lupco Georgievski.

Por ka edhe analistë maqedonas që vlerësojnë se shqiptarët në Maqedoni janë nën 20 për qind.

Këto shifra pritet të vërtetohet me regjistrimin që do mbahet në fillim të vitit të ardhshëm, por nuk duhet të mohohet fakti se shumë shqiptarë janë larguar nga vendi për një jetë më të mirë në Gjermani, e njëjta ka ndodhur edhe me të rinjtë maqedonas. Madje flitet se mbi 200 mijë të rinjë maqedonas kanë marrë pasaporta bullgare.

Ndryshe, regjistrimi i fundit në Maqedoni është bërë në vitin 2001-2002, në bazë të së cilit nurmri i shqiptarëve në Maqedoni arrin 22.9 % nga numri i përgjithshëm i popullsisë 2-milionëshe. Një tentim për regjistrim të popullsisë, dështoi në vitin 2011, pasi anëtarët shqiptarë të Komisionit për Regjistrimin e Popullsisë janë tërhequr nga puna e mëtejmë e tij, për shkak mosrepsketimit të procedurës së përfaqësimit të shqiptarëve në numrin e regjistruesve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu