Sa vota morën PS, PD, LSI dhe PSD, numërohen mbi 80% e kutive, njihuni me rezultatin më të fundit

KZAZ-të në të gjithë vendin kanë numëruar 4156 kuti votimi nga 5199 në total, ose më shumë se 1 289 224 fletë votimi, nga të cilat më shumë se 1 222 881 janë të vlefshme dhe mbi 65 000 janë shpallur të pavlefshme.

Nga fletët e votimit të vlefshme, 5 946 15 ose 48.62 % janë për Partinë Socialiste; 4 820 73 ose 39.42% janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 83 873 vota ose 6.86% janë për LSI-në.

Ndërkohë, 27 315 vota ka marrë PSD. Votat e tjera që mbeten ndahen mes partive të tjera të vogla.

Abcnews.al po vijon publikimin e të dhënave live përmes platformës së saj unike.

Me hapjen e më shumë kutive të votimit, sistemi do të pasurohet edhe më tepër duke nxjerrë një pasqyrë më të plotë të rezultatit të votimit gjatë ditës së djeshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu