Sadio Mane: Kisha marrëveshje me Manchester Unitedin, por një telefonat e Klopp ndryshoi gjithçka

Sadio Mane ka zbuluar se si një telefonatë e vonuar nga Jurgen Klopp e bindi atë që në minutën e fundit të zgjidhte Liverpoolin para Manchester United.

Liverpool nënshkroi me Manen nga Southamptoni në verën e vitit 2016, duke paguar mbi 35 milionë euro.

Tifozët mendonin se u pagua shumë, por anësori shpejt dëshmoi se e kishin gabim dhe u kthye në një nga sulmuesit më të mirë.

Mane ka treguar në një intervistë për Jamie Carragher se ishte afër shkuarjes në “Old Trafford”.

“Më duhet të them, isha shumë afër të shkoja te Manchester United”.

“Kam pasur kontratën atje. Kisha rënë dakord për të gjitha. Ishte gjithçka gati, por në vend të kësaj mendova, ‘Jo, dua të shkoj në Liverpool‘. Isha i bindur të shkoja në projektin e Klopp. E mbaj mend ende herën e parë që mora telefonatën nga Klopp”, ku gjermani i kishte thënë se kanë një projekt të madh në Liverpool dhe duan që ai të ishte pjesë e tij, gjë që e bindi Manen.

Sulmuesi të shtunën me Liverpoolin do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu