Salah: Ne e merituam titullin kampion, tani dua që të fitoj “Topin e Artë”

Mohamed Salah nuk ia doli të “hakmerrej” ndaj Real Madrid në finalen e Champions League, pasi Liverpool u mposht nga “Los Blancos”.

Në një intervistë për “France Football” sulmuesi egjiptian ka folur për finalen e humbur, ndërsa ka “premtuar” se do të fitojë edhe ai “Topin e Artë” për t’u bërë afrikani i dytë pas Weah që e fiton këtë trofe.

“Dua të fitoj Topin e Artë për t’iu bashkuar Weah, i vetmi afrikan që e ka fituar atë deri më tani. Rezultati i vitit 2021 (i shtati) nuk më pëlqeu aspak. Për këtë vit, disfata kundër Realit është një disavantazh, por nuk mohon atë që kam arritur gjatë këtyre muajve. Le të presim votat… Nëse nuk jam fitues, do të bëj gjithçka për ta fituar vitin e ardhshëm”, ka theksuar sulmuesi i Liverpool.

Në sezonin që u mbyll 29-vjeçari numëron 51 paraqitje në të gjitha kompeticionet dhe në to ka shënuar 31 gola dhe ka dhënë 16 asiste.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu