Sali Berisha i nxjerr një tjetër sekret Bashës: Kjo është edhe arsyeja që më bëri të dyshoj se është marrë peng

Lulzim Basha ka bërë kompromise edhe për sa i përket reformës në drejtësi. Kjo ka qenë e reja që ka nxjerrë nga goja Sali Berisha gjatë foltores së Lezhës, duke nxjerrë një “sekret” nga marrëdhënia e tij e kohëve të fundit me atë që e quan tashmë, ish kryetari.

“Në një nga bisedat tona i thashë Bashës se skandali i vettingut të Sokol Sadushit, i cili për më tepër nuk bëhet transparent në kundërshtim me ligjin duhet denoncuar. Po po më tha ai por kaluan shumë kohë dhe nuk e bëri. Me sa duket edhe këtu e kapën peng”, tha Berisha.

Për hir të së vërtetës Basha ka qenë shumë i mefshtë me denoncimin e rasteve personale të drejtësisë së re. Të njëjtën gjë ai bëri edhe me rastin Dvorani që për një kohë të gjatë e konsideroi si hall të Ilir Metës dhe jo si një problem principal të shtrembërimit flagrant të reformës në drejtësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu