Në një konferencë për mediat, mbrëmjen e së mërkurës, ish-kryeministri Sali Berisha, me 4,200 firmat e mbledhura për të thirrur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike mbi tavolinë, u shpreh se do të kthehet kryeministër.
Ai njoftoi se Floriana Garo do të jetë drejtoresha e Komunikimit të nismës që ai e cilësoi si historike.
“Prej më shumë se një muaji mori jetë në një moment kritik të historisë së pluralizmit lëvizja e një grupi deputetësh, drejtues qendrorë e lokalë të PD, me qëllimin më madhor, ringritjen e PD, shndërrimin e saj në një forcë vigane opozitare dhe me mision çmontimin e narko shtetit, rikthimin e Shqipërisë në rrugën e demokracisë. Ky proces ka një kusht, para së gjithash dhe mbi të gjithash shndërrimin e PD në një forcë të vlerave konservatore në Shqipëri”, tha Berisha. /A2









