Sali Berisha publikon një video ku Soros kritikon ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 si përkeqësuese të situatës (VIDEO)

Sali Berisha në rrjetin social rreth një video të multimilionerit Soros.

“Superspekullanti planetar George Soros”, shkruan Berisha, “njeriu që me megabixhozin e tij financiar zhyti në varfëri dhe mjerim të thellë qindra miliona njerëz në Europë, Azi, Afrikë dhe mbarë botën ishte kundër bombardimit të Serbisë nga NATO për spastrimin etnik të Kosovës nga Millosheviçi. Dy dekada më vonë Soros do të bëhej promotor kryesor i projektit të Serbisë së Madhe. Fondacioni i tij në Beograd do të merrte autorësinë e këtij projekti duke nxitur përcaktimin e kufijve sipas vijave të pastërta etnike dhe flakët e një konflikti të ri në rajon.

Ndiqeni videon e mëposhtme. sb”.

Maj 1999, Soros kritikon ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë si përkeqësuese të situatës!

Miliarderi amerikan George Soros, në një takim me studentët e Universitetit John Hopkins në Washington, më 28 maj 1999, kritikoi fort fushatën ajrore të NATO-s në Kosovë kundër forcave të Slobodan Milosheviçit. Ai tha se bombardimet çuan në rritjen e spastrimit etnik në Kosovë, si dhe forcuan regjimin e Milosheviçit dhe destabilizian vendet fqinjë.

Ai u tha studentëve se fushata ajrore që kishte nisur dy muaj më herë e kishte përkeqësuar situatën:

“Kemi arritur saktësisht të kundërtën e asaj që synonim. Përshpejtuam spastrimin etnik që kërkonim të ndalonim. Ndihmuam në konsolidimin në pushtet të regjimit të Milosheviçit dhe ndihmuam në krijimin e destabilitetit në vendet fqinjë të Malit të Zi, Maqedonisë e Shqipërisë, për të mos përmendur implikimet më të gjera ndërkombëtare si marrëdhëniet tona me Kinën. Është e qartë që diçka ka shkuar tmerrësisht gabim dhe tani e shohim veten në një gjendje pasigurie të tmerrshme”.

“Nuk mund ta bëjmë botën të nënshtrohet nëpërmjet bombave, por as nuk mund të tërhiqemi në izolim. Nëse nuk mund të parandalojmë mizori si në Kosovë, duhet të përgatitemi të pranojmë arkivolë”.

“Më pas, duhet bërë diçka konstruktive, diçka pozitive në vend që thjesht të reagojmë pas katastrofave, dhe të ndërtojmë një shoqëri të hapur, gjë që mund të bëhet me ndihmën e Bashkimit Evropian, ku këto vende do të bëhen efektivisht anëtare virtuale. Duhet të ketë bashkim doganash, fshirje të kufijve të brendshëm. Dhe, jam i sigurt se Jugosllavia do të donte të ishte pjesë e një Evrope Juglindore të tillë, të rindërtuar”.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu