Sali Berisha: Rama nuk u gëzua për vizitën e Albin Kurtit shkaku i Vuçiçit (VIDEO)

I intervistuar nga gazetari Xhevdet Pozhari në intervistë ekskluzive të transmetuar në InfoShqip, ish Kryeministri Sali Berisha ka folur rreth shumë çështjeve aktuale në Shqipëri dhe Kosovë, ku mes tjerash u fol edhe për çështjen e Mini Shengenit, marrëdhëniet Shqipëri – Kosovë si dhe për vizitën e fundit të Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës në Shqipëri, shkruan InfoShqip.

Sa i përket vizitës së Kurtit në Tiranë, Pozhari e pyet Berishën pse Rama nuk u gëzua për vizitën e kryeministrit të Kosovës në Shqipëri, Berisha u përgjigj se është Vuçiçi arsyeja, pasi miqësia e Ramës është me presidentin serb Vuçiç dhe jo me udhëheqësit e Kosovës.

Aleksandër Vucici është presindeti serbomadh më rusofil në historinë e Beogradit, madje më rusofil sesa Millosheviqi, kështu e ka kualifikuar presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiç” tha Berisha.

Ish kryeministri Berisha u ndal të komentojë edhe ndryshimin e kufijve, ai thotë se kurrë nuk është diskutuar për ndryshimin e kufijve, derisa nuk erdhi Edi Rama në pushtet.

Kjo që ndodh tani është tradhëtia e dytë ndaj Kosovës, tradhëtia e parë ka ndodhur në 1944-1945 nga Enver Hoxha“, kështu i cilëson ish kryeministri Berisha bisedimet e fundit me Serbinë. /InfoShqip.com

Video:

Video e plotë e intervistës:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu