Sali Berisha: Termi Shqipëri e madhe është fabrikacion serb

Sali Berisha foli mbi bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, ku tha se për të ideali i bashkimit të këtyre dy shteteve është i përjetshëm, mirëpo ai është i parimit se bashkimi politik duhet të bëhet vetëm me bashkërendimin me partnerët që ndihmuan në pavarësinë e Kosovës.

“Ideali i bashkimit kombëtar të shqiptarëve është i përjetshëm sepse ai copëzim që është bërë është bazuar në racizëm etnik, fetar dhe në parimet më çnjerëzore. A munden shqiptarët sot të marrin veprime për bashkim kombëtar pa bashkërendimin e atyre që janë aksionerë në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës? Unë jam njeri i parimit të partneritetit dhe një hap të tillë nuk do e ndërmerrja”, u shpreh ish kryeministri.

Mirëpo Berisha shtoi se Shqipëria dhe Kosova munden që tani të zbatojnë procedura të cilat do e bënin kufirin Shqipëri – Kosovë të papërfillshëm.

“Por, ka shumë procedura që të dy qeveritë të mund të ndërmarrin dhe të bëjnë që kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës të jetë i parëndësishëm”
, tha Berisha.

Për konceptin e Shqipërisë së madhe, Berisha tha se është term i krijuar nga Serbia, për të mbuluar për përpjekjet e tyre për Serbinë e madhe.

Termi Shqipëri e madhe është fabrikacion serb. Në periudhën e krizës lindore kur u krijua çështja shqiptare ata e mohonin kombin, mohonin edhe termin Shqipëri po nuk flisnin kurrë për Shqipëri të madhe. Askush nuk e mohonte se territoret shqiptare ishin ndarë në 4 vilajete sipas dëshirës së saj që këta të mos mund të krijonin një njësi autonome. Shqipëria e madhe është një fabrikacion i Beogradit për të mbuluar përpjekjet e tyre për Serbinë e madhe”, u shpreh Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu