Sali: Për Çairin e ri nuk ka fjalë të mëdha por punë të mëdha

Gjatë mbrëmjes së sotme, koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa pati tubimin qendror në komunën e Çairit, ku prezantoi kandidatët për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor. Në sallën “Enver Idrizi”, të pranishëm ishin shumë persona në përkrahje të kandidatit Bekim Sali shkruan InfoShqip.

Gjatë fjalimit të tij Bekim Sali u shpreh se këto ditë është takuar me mijëra njerëz dhe ka dalluar në fytyrat e tyre lodhjen dhe trishtimin. “Ata presin ndryshim dhe padyshim ky ndryshim vjen më 17 tetor. Nuk kemi kohë më për eksperimente fjalë boshe dhe shtrembërime, ka mbaruar koha e fjalëve të mëdha, tani është koha e punëve të mëdha, prandaj me 17 tetor do të fitojmë. Ne zotohemi se në Çairin e ri për mandat katër vjeçar nuk do të flasim për problemet elementare të jetesës”, ka deklaruar kandidati Bekim Sali./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu