Sallata me kastravec dhe hudhër që ul kolesterolin dhe shtypjen e lartë

Sipas Shoqatës Amerikanë të Shëndetit të Zemrës çdo vit e më shumë po shtohen rastet e personave të prekur nga hipertensioni. Përveç mjekimeve, një rol të rëndësishëm luan dhe ushqimi që konsumoni në parandalimin apo trajtimin e kësaj sëmundjeje. Hipertensioni tanimë ka filluar të shfaqet që në moshë të re, diçka që para dy dekadave ishte ende e pamenduar.

Duke qenë se ndikon drejtpërdrejt tek qarkullimi i gjakut kjo sëmundje bëhet shkak dhe i problemeve të tjera shëndetësore. Më të shpeshtat janë: ataku në zemër, demenca, iskemia, humbje shikimi, probleme me memorien dhe shumë të tjera.

Çfarë mund të bëni për ta parandaluar apo menaxhuar këtë problem?
Hapi i parë dhe më i rëndësishmi është gjithmonë konsulta me mjekun. Por ajo që mund të bëni në shtëpi është që të përmirësoni dietën tuaj. Siç e dini ka shumë ushqime të cilat arrijnë të përmirësojnë shëndetin e organizmit tonë në përgjithësi.

Grupe të veçanta ushqimesh mund të përdoren në formën e trajtimeve të cilat mund të sjellin një përmirësim të gjendjes së organizmit. Në rastin e hipertensionit dy nga produktet më të shëndetshme janë pikërisht kastraveci dhe hudhra.

Kastraveci njihet për vetitë e tij hidratuese, por është kaliumi dhe fibra që përmban ky produkt që ndihmojnë me hipertensionin. Kaliumi ndihmon të balanconi sasinë e kripës që përthith trupi juaj, duke luftuar kështu krijimin e arteriosklerozës.

Nga ana tjetër fibra arrin të ulë nivelet e kolesterolit të lartë si dhe rregullon qarkullimin e gjakut. Për sa i përket hudhrës, ajo tashmë e ka vërtetuar aftësinë e saj shëruese në lidhje me problemet e tensionit të lartë.

Të gjitha fuqitë e saj mirëbërëse lidhen me alicinën që gjendet tek hudhra – transmeton AgroWeb. Nëse doni një kombinim ushqimor që dhe të jetë i shijshëm por edhe të jetë vlera për shëndetin tuaj, ky është ai.

Sallata me kastravec dhe hudhër

Përbërësit

2-3 lugë gjelle me ujë
1 kastravec
3 thelpinj hudhër
Gjysmë luge gjelle me uthull molle

Përgatitja

Si fillim qëroni dhe shtypni hudhrën. Lani kastravecin, dhe bashkë me lëkurë priteni në copa të vogla. Përziejeni kastravecin dhe hudhrën e shtypur në një tas të madh.

Më pas shtoni ujin dhe uthullën e mollës dhe përziejeni përsëri. Nëse dëshironi mund t’i shtoni disa gjethe mente. Mund ta konsumoni duke shoqëruar vaktin e drekës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu