Samiti i BE mbyllet pa rezultate, DASH në krah të Shqipërisë dhe RMV: Të hapen sa më parë negociatat

DASH vazhdon të mbështesë fillimin sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Qeveria amerikane ka lëshuar një deklaratë në lidhje pas samitit të dështuar BE-Ballkani Perëndimor këtë javë në Bruksel ku flet për pasigurinë për fillimin e bisedimeve para-anëtarësuese

“Putin është sëmurë”, Rama tregon prapaskenat nga Samiti: Na thanë se kish…

Për Uashingtonin, besueshmëria e perspektivës së zgjerimit të BE-së është jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Besojmë se besueshmëria e perspektivës së zgjerimit të BE-së është jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, kanë thënë sot për MIA nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Samiti 2 ditor i Bashkimit Europian ka përfunduar pa rezultate konkrete për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në raportin e publikuar pas takimit vihet re se nuk është firmosur nisja e bisedimeve për çeljen e negociatave. Në një konferencë për shtyp Presidenti Francez Emmanuel Macron përshëndeti vendimin e parlamentit bullgar.

“Dua të përgëzoj parlamentin bullgar për votën që hap rrugën për mundësinë e heqjes së vetos dhe për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe për pasojë edhe për Shqipërinë. Puna jonë do të vijojë në tryezën e dialogut mes Shkupit dhe Sofjes për të zgjidhur edhe çështjet e fundit teknike në ditët në vijim”.

Edhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha se vendimi i parlamentit bullgar ishte një sinjal i mirë.

“Përgëzoj presidencën franceze mbi punën e saj të jashtëzakonshme në disa fusha, veçanërisht mbi ecurinë e çështjes së negociatave në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Heqja e vetos bullgare, një lajm i mirë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu