Samiti treditor, NATO pritet t’i bëjë thirrje Turqisë t’u hapë rrugën vendeve nordike për të forcuar mbrojtjen në Baltik

Liderët e NATO-s do t’i kërkojnë presidentit turk Rexhep Erdogan të heqë veton në mënyrë që Finlanda dhe Suedia t’i bashkohen aleancës ushtarake. Ata do të takohen për një samit tre-ditor në Madrid të martën.

Turqia, aleat tradicional i Rusisë, ka akuzuar Suedinë dhe vendet e tjera skandinave për mbështetjen e militantëve kurdë dhe grupeve të tjera që Turqia i konsideron si terroristë.

Udhëheqësit e NATO-s synojnë gjithashtu të bien dakord për më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën, rritjen e shpenzimeve të përbashkëta të mbrojtjes, më shumë vendosmëri për të trajtuar ngritjen ushtarake të Kinës dhe më shumë trupa që do të vendosen në gatishmëri për të mbrojtur Baltikun në rast të një ofensive ruse.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu