Sampdoria-Juventus, Sarri befason me formacionin

Duke filluar nga ora 18:55, do të luhet ndeshja mes Sampdorias dhe Juventusin, e cila është e vlefshme për javën e 17-të të Serisë A.

Bayer Leverkusen v Juventus: Group D – UEFA Champions League. Juventusi vjen në këtë ndeshje me një qëllim të vetëm, që të marrë tre pikët, në prag të sfidës me Lacion për Superkupë.

Sarri ka zgjedhur të hedhë në fushë Higuain, Dibala dhe Ronaldo. Ndërkohë ka konfirmuar Demiralin në mbrojtje.

Ranieri nga ana tjetër ka lënë veteranin Kuajarela, por edhe Gabiadinin në stol.

Formacionet zyrtare:

Sampdoria (4-4-2): Audero; Murijo, Ferrari, Kolej, Murru; Depaoli, Thorsbi, Lineti, Jankto; Ramirez, Kaprari. Trajner: Klaudio Ranieri.

Juventus (4-3-3): Bufon; Danilo, Bonuçi, Demiral, Aleks Sandro; Rabiot, Pjaniç, Matuidi; Dibala, Ronaldo, Higuain. Trajner: Maurizio Sarri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu