Sara tregon arsyen pse nuk e ndoqi Ledri nga afër vallëzimin e saj

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer, Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë më e njohur me anë të postimeve të saj në rrjete sociale. Duke ia nisur me thjeshtësinë e saj dhe momenteve nga përditshmëria, Sara ka arritur të fitojë mbi 434 mijë ndjekës në Instagram.

Këtë sezon, ajo është një nga konkurrentet e spektaklit të kërcimit, “Dancing With The Stars”. Të premten mbrëma është zhvilluar nata e parë, ndërsa ajo që u vu re ishte mungesa e Ledrit në studio për ta mbështetur partneren e tij.

Me anë të një Instastory, Sara ka shpjeguar arsyen se pse reperi nuk e ndoqi premierën nga studio.

Ledri ishte në Tiranë, po thjesht nuk erdhi te shfaqja, sepse unë nuk kisha shumë qejf, siç thashë sepse kisha shumë emocione dhe nuk kisha ku ti çoja më emocionet dhe nuk doja emocione më shumë prandaj e lamë që të vijë në një moment tjetër”, citon Top Channel fjalët e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu