Sarri: Do t’i ndihmojë Ronaldos të thyejë rekorde të reja

Maurizio Sarri mezi pres ta nisë punën me Cristiano Ronaldon në Juventus, të cilit është i gatshëm t’i ndihmojë të thyejë edhe më shumë rekorde në botën e futbollit.

Sarri u prezantua sot si trajner i ri i Juventusit, pasi ditë më parë nënshkroi kontratë trevjeçare me bardhezinjtë, dhe tha në fjalimin e tij nuk i ishin dashur më shumë se dy takime me drejtuesit e Juves për ta pranuar ofertën, shkruan Gazeta Express.

60-vjeçari i ishte bashkuar Chelseat vetëm para një viti dhe kishte kontratë me klubin deri në vitin 2021, por ai e ndërpreu kontratën para kohe dhe iu bashkua Juventusit më 16 qershor.

Gjatë konferencës për media pas prezantimit si trajner i ri i Juves, Sarri foli edhe për prospektin për ta trajnuar Ronaldon.

“Në Chelsea kam stërvitur disa lojtarë shumë të fortë, por ta stërvit Ronaldon do të jetë një hap tjetër përpara”, tha Sarri.

“Do të doja t’i ndihmoj atij t’i thyejë disa rekorde të reja”, shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu