Sarri merr në ekipin e parë sulmuesin e Kombëtares shqiptare

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Xhiakomo Vrioni u transferua në merkaton e janarit nga radhët e Çitadelës në Serinë B drejt Juventusit.

21-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit të skuadrës U23 që militon në Serinë C ndërkohë që ditën e sotme shqiptari është stërvitur me ekipin e parë.

Vrioni ka ndarë me ndjekësit e tij një foto me mbrojtësin Xhorxho Kielini gjatë një dyluftimi në stërvitje. Kjo është hera e parë që Vrioni grumbullohet me ekipin e parë që pa transferimit te Juventusi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu