Scholz jep alarmin: Energjia do rritet, nuk ka asnjë mënyrë të lëmë askënd vetëm

German Chancellor Olaf Scholz speaks during the annual Munich Security Conference, in Munich, Germany February 19, 2022. REUTERS/Andreas Gebert

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka dhënë sot alarmin duke thënë se energjia do të rritet.

“Kostot po rriten, nuk ka asnjë mënyrë për ta shmangur. Çmimet e energjisë do të vazhdojnë të rriten.

Por ne tashmë po ua lehtësojmë barrën qytetarëve me 30 miliardë euro. Dhe ne po përgatisim një paketë tjetër ndihme. Nuk do të lëmë askënd vetëm”. Kështu shkroi sot në ‘Twitter’ kancelari gjerman Olaf Scholz, duke komentuar suplementin në faturën e gazit që gjermanët do ta marrin duke nisur nga kjo vjeshtë. Miratuar nga qeveria, shtesa lejon kompanitë të shkarkojnë mbi konsumatorët kostot e tyre të blerjes së gazit.

Për të kompensuar këtë shtesë, 30 miliardë është shifra totale e dy paketave të para të ndihmës të vendosura nga Berlini në muajt e fundit. Ekzekutivi tani po punon për një paketë të tretë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu