Me 69 vota pro është votuar projektligji për ndalimin e lojërave të fatit në Kosovë, njofton Gazeta Blic. Kundër këtij projektligji nuk ka votuar asnjë deputet.
Gjatë seancës, Grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës kanë mbështetur në parim Projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit, mirëpo u theksua se duhet pasur kujdes te mënyra se si do të funksionojë Lotaria e Kosovës, për të cilën më herët është thënë se nuk duhet të mbyllet.
Seanca për ndalimin e lojërave të fatit ka filluar rreth orës 16:00. Theksojmë që vetëm për 1 javë dy punonjës të kazinove janë vrarë në vendin e punës./Gazeta Blic./
Foto:











