Sekretari amerikan i mbrojtjes, Xhim Matis theksoi se Rusia patjetër do ta paguajë çmimin e tentimit për hakimin e Organizatës për parandalimin e armatimit kimik (OPCW).
“Rusët janë kapur me pajisjet e tyre, me njerëzit që kanë qenë të involvuar dhe që patjetër do të përballen me pasojat. Si do të reagojmë, ky do të jetë vendim politik që do ta sjellin shtetet e përfshira (anëtaret e NATO)”, theksoi Matis pas takimit të ministrave të vendeve anëtare të NATO-s.
“Reuters” raporton se Matis ka thënë se është e mundur se nuk do të ketë përgjigje reciproke nga Perëndimi sipas parimit të mirës me të mirë, përcjellë INA.
Britania dhe Holanda akuzuan Rusinë për fushatë globale të cyber sulmeve me qëllim të rrënimit të demokracisë. Ministria e mbrojtjes e SHBA-ve ka ngritur aktakuza ndaj shtatë pjesëtarëve të shërbimit sekret ushtarak rus për këto qëllime dhe veprime. (INA)










