Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Nuk duam përplasje, por jemi të përgatitur për një të tillë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të ulin tensionet me Tehranin.

Por, Esper thotë, se nëse Tehrani provokon përplasje, SHBA është e gatshme ta përfundojë luftën. “Nuk po kërkojmë të nisim një luftë me Iranin, por jemi të përgatitur ta përfundojmë një të tillë”, deklaroi Esper.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se vendi i tij dëshiron ulje të tensioneve dhe fillim të bisedimeve për një zgjidhje më të mirë me Tehranin. Esper theksoi se provat për të justifikuar vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani janë bindëse dhe se trupat amerikane nuk po planifikojnë tërheqje nga Iraku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu