Sekretari i NATO-s vjen në Kosovë, do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vijë sot në Kosovë ku do ta vizitojë KFOR-in.

Ai do të takohet me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best.

Stoltenberg do të takohet edhe me presidenten Osmani dhe takimi do të mbahet në ora 14:30. Sekretari i NATO-s pritet ta takojë edhe kryeministrin Kurti.

Në njoftimin për media të NATO-s, bëhet e ditur se sekretari i Aleancës Veri-Atlantike do t’i takojë edhe trupat e KFOR-it që janë Kosovë.

Po ashtu, ai do të ketë takime bilaterale edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu