Çka nuk do të ndodhë tani në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Partitë politike janë vënë që tani në fushatë për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve. Ndërsa LSDM sërish do të luajë edhe në kartën shqiptare për të tërhequr sa më shumë vota. Sekretari i përgjithshëm i LSDM, Lupço Nikollovski përmes rrjeteve sociale ka nxjerrë një video me një këngë shqiptare në prapavijë, duke thënë se është një nismë për të reflektu vlerat e multietnicitetit dhe ka për qëllim që t’i ofrojë qytetarët e Maqedonisë në rrjetet sociale nga të gjitha komunitetet përmes artit, këngës dhe diversitetit folklorik.
“Përshtypje të madhe më bëri kënga “Se do t’i dua” nga qyteti i Korçës. Korça është e njohur për serenadat, ndërsa kjo këngë është interpretuar nga shumë këngëtarë të njohur shqiptarë, në shumë ngjarje, evenimente, gëzime familjare. Atë e ka kënduar edhe këngëtari i njohur nga Struga, Selami Kolonja”, ka nënvizuar ndër të tjera Nikollovski, duke kërkuar që kjo nismë të vazhdohet edhe nga personalitete tjera, sidomos nga partia e tij.
Video:










