Sekretari i SHBA-ve reagon pas kërcënimeve nga Turqia: Çfarë duan ata dhe a e kanë me të vërtetë

Sekretari amerikan i mbrojtjes Mark Esper tha se ai dëshiron një shpjegim nga Ankaraja, në lidhje me kërcënimet për mbylljen e dy bazave ushtarake strategjike të përdorura nga SHBA’të në Turqi.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan kërcënoi se do mbyllte bazat e Incirilik dhe Kurecik. Të do këty baza shtrihen në bregdetin jugperëndimor të Turqisë, afër kufirit me Sirinë.

Forca ajrore amerikane përdor bazën ajrore në Incirlik për sulme në pozicionet e mbajtura nga grupi i Shtetit Islamik në Siri. Baza e Kurecik strehon një stacion kryesor radar të NATO-s.

Mark Esper u tha gazetarëve se do flasë me homologun e tij, ministrin e mbrojtjes Hulusi Akar, për të kuptuar se çfarë duan ata me të vërtetë, dhe sa seriozë janë.
”Nëse turqit janë seriozë për këtë, dua të them, ata janë një komb sovran, ata kanë të drejtën e qenësishme për të strehuar ose jo bazat e NATO’s ose trupat e huaja”. tha Esper.

Mark Esper gjithashtu vuri në dukje se ishte i zhgënjyer nga drejtimi që po merr Ankaraja, duke u larguar nga NATO dhe duke u afruar me Rusinë. Turqia përballet me sanksione amerikane për vendimin e saj për të blerë sistemin rus të mbrojtjes raketore s-400, pavarësisht paralajmërimeve nga Uashingtoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu