Sela: 100 ditë e hiç ma shumë. Ahmeti: Shqiptarët përkrahën Zaevin sepse u premtoi shqipen

Këtyre ditëve në disa media maqedonase dolën zëra se faktori ndërkombëtar kërkon nga partitë politike shqiptare mirëkuptim për miratimin e ligjit për gjuhën shqipe që të vazhdoj drejt zgjidhjes edhe pas 100 ditëshit të qeverisë, ndërsa deklarata e Selës ditë më parë ishte se nëse ky ligj nuk miratohet brenda 100 ditëve ai do të lëshon qeverinë. Çfarë e pret Maqedoninë nëse pas 100 ditëshit nuk realizohet dhe nuk votohet ligji për gjuhën shqipe?

Nëse s’ka ligj për shqipen, nuk ka çka të qëndrohet si kukulla në Qeveri, për hesape dhe rejting të LSDM-së së Zoran Zaevit. Këto qëndrime ditë më parë janë shprehur edhe nga krerët e kësaj partie.

Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela ditë më parë ka lënë të kuptohet se nëse brenda 100 ditëshit të qeverisjes nuk arrihet të votohet ligji i ri për gjuhën shqipe, nuk do të ketë më kompromise dhe se siç është bërë e ditur kjo parti nuk do të qëndrojë në koalicionin qeverisës.

“Pas 100 ditëshit të Qeverisë së re nëse nuk arrihet zgjidhje për gjuhën shqipe, nuk do të ketë kompromis. Sa i përket formimit të Qeverisë ne bëmë një kompromis, por pas 100 ditëshit s’ka më kompromis”, ka theksuar Sela gjatë gjatë një takimi me anëtarët nga dega në Gostivar.

Gjithashtu edhe Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në emisionin “Fol Tash” në TV Koha ka thënë se nuk kanë çka bëjnë në qeveri nëse ligji për gjuhë shqipe nuk bëhet për 100 ditëshin e parë të Qeverisë së Maqedonisë.

Në lidhje me këtë problematikë për Express, publicisti, Xhemal Ahmeti thotë se është kontradiktore që BE dhe eurokomesari të futet në këtë mes dhe të kërkojë shtyerjen e miratimit të këtij ligji për një kohë më të përshtatshme pasiqë përdorimi i gjuhës amtare është një nga kriteret bazë të katalogut të BE-së. Sipas tij në këtë proces Hahn nuk përbën ndonjë rrezik.

“Del jashtëzakonisht kontradiktore nëse Eurokomisari Hahn futet në këtë mes duke kërkuar shtyrjen e miratimit të ligjit për gjuhën shqipe. Nga njëra anë për arsye se e drejta për përdorimin e gjuhës amtare është njëra prej kritereve themeloret të katalogut të BE-së në favor të minoriteteve. E drejtë e pakontestueshme që BE e ka kërkuar gjithandej. Në rastin e shqiptarëve kemi madje të bëjmë me një popull shtetformues. Nga ana tjetër Hahn e din se i gjithë konflikti ndërmjet partive shqiptare dhe ato që fituan zgjedhjet e radhës u bë pikërisht për këtë arsye. Ose shqiptarët përkrahën LSDM -në ngase u premtoj se do ta bëj gjuhën shqiptare zyrtare. “, thotë Xhemal Ahmeti.

Sipas tij insistimet këmbëngulëse të Zijadin Selës, gjë që duhet të përkrahet edhe nga partitë tjera që përbëjnë shumicën parlamentare, për të mos shkelur premtimet e dhëna, tregojnë qartë kërkesat e shqiptarëve, pasi edhe votat që i kanë marrë janë të adresuara pikërisht për këtë çështje, në të kundërtë LR-PSDH, por edhe partitë tjera shqiptare, mund të pësojnë humbje deri në asgjesim në zgjedhjet e ardhshme.

“Zijadin Sela kërkon realizimin e pikërisht të kësaj marrëveshjeje brenda 100 ditëve. Nëse kjo nuk ndodhë do të rrezikohet koalicioni, ngase asnjëra nga partitë shqiptare nuk guxon të shkel premtimet dhënë elektorateve të tyre ku zyrtarizimi i gjuhës ishte pika kyçe. Po guxuan ta lejojnë shtyrjen, partitë që janë në pushtet, e sidomos kjo e Selës do të pësojë humbje të rënda deri në asgjësim. Si ashtu pranimi i ministrive aq të parëndësishme tashmë ka krijuar një huti dhe pakënaqësi në popullatë. Hahn nuk besoj të rrezikojë në këtë drejtim.”, thotë për Express, publicisti Xhemal Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu