Sela dedikim emocional për vdekjen e babait të komandant Shqiponjës

Ish-kreu i ASH-së, Ziadin Sela ka përcjell një mesazh emocionues për vdekjen e Mejdi Rexhepit, babait të komandantit Shqiponja nga Kumanova.

“Sot u nda nga jeta baci Mejdi Rexhepi, një plak i urtë dhe baba shembull që e deshi kombin dhe drejtësinë e për këto kishte dhënë shumëçka.

Ende i kam të freskëta rrëfimet për dhimbjet e njëpasnjëshme deri në humbjen e djalit, Komandant Shqiponjës, ashtu si edhe dashurinë, zemërgjerësinë dhe këshillat e urtësitë e tij.

Ngushëllime familjes Rexhepi dhe i lutemi Zotit ta mëshirojë e shpërblejë”, ka shkruar Sela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu