Sela: Faji për ndarjen në pjesë të faktorit politik shqiptar duhet kërkuar nga ata që privatizuan partitë e tyre

Gjatë takimit të liderëve tek Presidenti Pendarovski, u vërejt se blloku politik shqiptar u përfaqësua nga 5 subjekte ndërsa blloku maqedonas me 2 subjekte, e fajim për këtë fragmetarizim të faktorit politik shqiptar duhet të kërkohet nga ato liderë shqiptar që privatizuan subjektet e tyre politike, kështu i është përgjigjur gazetarit, lideri i ASH-së, në pyetjen se pse faktori shqiptar është i fragmenatrizuar në pesë subjekte politike.

Ai më tej ka thënë se këto liderë kanë pamundësuar hapjen e partive që pjesë e veprimit politik të bëhet intelektualët apo qytetarët të cilët vlerësojnë se mundet të japin kontribut në shoqëri.

“Unë shpesh e kam thënë këtë që realisht faji dhe pyetja për ndarje në gjithë këto parti politike, subjekte politike shqiptare duhet tua parashtroni atyre liderëve politk që kanë privatizuar partitë, e kanë pamundësuar që ti hapin partitë që pjesë veprimit politik të bëhet çdo intelektual dhe çdo qytetar i cili vlerëson që duhet politikisht të japë një kontribut, apo! Natyrisht që nuk është ndonjë ndjesi e mirë, por në zgjedhjet e 12 prillit të jeni të sigurtë që nga skena politike do ti largojmë shumë aktorë politik, të cilët edhe ndoshta thirren tek kjo problematikë, që e kanë krijuar vetë dhe është në dorë të popullit që të rregullojë këtë çështje”, ka thënë Sela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu