Sela me apel për bashkëpunim të partive shqiptare, të pengojnë realizimin e planeve jo dashamirëse ndaj shqiptarëve

Të bëhen të gjitha partitë shqiptare bashkë, pa dallim a janë në pushtet ose opozitë, që të pengojnë realizimin e planeve jodashmirëse ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve tjera. Këtë apel e përcolli Ziadin Sela, nga studioja e emisionit Click Plus në TV21. Sela vlerëson se ka shumë paragjykime nga faktori politik maqedonas ndaj shqiptarëve.

“Ne jemi në një kohë që duhet shumë mirë të mendojmë se cila do të jetë sjellja, pozicionimi, jo i Aleancës për Shqiptarët, i BDI-së, Besës, PDSh-së, ose ku e di unë, Lëvizja Demokratike a si quhet jo në raport me VMRO-në, por në raport me politikbërjen maqedonase. Ne këtu duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët në mënyrë që të pengojmë në të ardhmen që të realizohen plane që nuk janë dashamirëse të shqiptarëve, por edhe të komuniteteve tjera”, deklaroi Ziadin Sela.

Mes tjerash Sela ka komentuar deklaratën e fundit të Arben Taravarit, i cili ka thënë se punësimet nuk do të bëhen në baza etnike dhe se kanë tendencë që punësimet t’i realizojnë duke u thirrur në meritokraci. Sela për këtë tha se është skandal, duke shtuar se partitë shqiptare në pushtet largojnë shqiptarët nga vendet e punës, me arsyetimin se nuk kanë buxhet dhe të nesërmen po të njëjtët zëvendësohen me maqedonas në vendet e punës.

“Ky është skandal. Këtë gjuhë të politikanëve e kam dëgjuar nga politikbërësit maqedonasit sa herë që kanë dashur ta kundërshtojnë realizimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, ndërsa e shprehur kjo nga politikbërës shqiptarë, është skandal, sepse pot ë njëjtit kanë harruar se ku do të gjenin vend në Klinikën Universitare nëse nuk do të shpreheshin se janë të përkatësisë etnike shqiptare, po i njëjti nuk do të ishte professor universitar në qoftë se baza fillestare e punësimit nuk do të ishte te baza e së drejtës të përfaqësimit adekuat”, u shpreh Ziadin Sela.

Ziadin Sela në ClickPlus ka siguruar se me protestat e paralajmëruara për në shtator nuk bëhet tendencë që të destabilizohet Maqedonia e Veriut, por që të shprehet pakënaqësia për shkeljen e të drejtave të qytetarëve nëpërmjet shkeljes së legjitimitetit të shprehur me votat e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu