Sela: Ne mbajmë fjalën, sepse jemi parti e pastër shqiptare

Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela pas publikimit të platformës së përbashkët të nënshkruar nga partitë shqiptare që kanë marë pjesë në bisedime në Shkup fillimisht e më pas edhe në Tiranë me kryeministrin Rama dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i kënaqur me rrjedhshmërinë e punëve sa i përket proceseve që shkojnë në të mirë të shqiptarëve, njofton Zhurnal.

Sela ka përshëndetur këtë marrëveshje të arritur mes partive shqiptare në Maqedoni, dokument ky që shënon histori pasiqë për herë të parë vendosen kushte për çështjen shqiptare kundrejt palës maqedonase.

“Ne mbajmë fjalën, sepse jemi parti e pastër shqiptare”, është shprehur shkurt Sela, duke aluduar në atë se nuk ka lëvizur aspak nga qëndrimet e shprehura gjatë fushatës elektorale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu