Sela: Në zgjedhje shkojmë për të fituar

Sonte në emisionin Click Plus në TV21 është i ftuar kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i cili po diskuton rreth situatës aktuale politike. I pyetur nga gazetari disa herë për zgjedhjet Parlamentare, kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka theksuar se është pro zgjedhjeve. Ai pontencoi se sipas sondazheve dhe numrave që Aleanca ka në terren, është e gatshme të shkojë në zgjedhje për të fituar.

Sela me qëndrueshmëri tha se ASH-ja ka çdo rrugë të hapur, dhe është e gatshme për zgjedhje. Sipas tij Aleanca, nuk bën taktizime që të ngelet opozitë por që të fitojë në zgjedhjet e ardhsme. Ai gjithashtu kritikoi qeverinë, sidomos për drejtësinë, e cila i amneston qytetarët e përkatësis etnike maqedonase dhe jo shqiptare. Ai tha se qeveria ka bërë shumë dështime, gjë që duhet të ndëshkohet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu