Sela: Pas zgjedhjeve do të ketë shumicë të re parlamentare

Lideri i Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela deklaroi në “Clickplus” se pas zgjedhjeve do të ketë interpelancë dhe shumicë të re parlamentare.

Ai ka thënë se qeveria e re do ta largoj dhunën, duke i çliruar qytetarët.

Sela ka thënë se policia nuk i ka mbrojtur qytetarët, por dhunuesit e votës.

Lideri i ASh-së, ka komentuar edhe deklaratën e Zaevit se do jap dorëheqje nëse humb Shkupin. Sipas tij, Zaevi është politikan që nuk e mban fjalën dhe deklarata e tij ka për qëllim ta mobilizoj elektoratin e vetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu