Sela: Rruga drejt NATO-s dhe BE-së duhet mbështetur mbi pajtimin shqiptaro-maqedonas

Kryetari i ASH Ziadin Sela i cili ndodhet në vizitë zyrtare në SHBA, sonte ishte i ftuar në Zërin e Amerikës (VOA) ku foli për aktualitetet politike në vend.

Ziadin Sela, akuzoi Qeverinë e RM dhe institucionet e shtetit edhe për ikjen e Nikolli Gruevskit ku sipas tij shteti i dha kohë të mjaftueshme për të ikur, edhe pse arratisja e Gruevski sipas Ziadin Selës nuk do të kishte ndonje ndikim të madh arratisja e tij ne zhvillimet politike ne vend aq më tepēr kur kjo arratisje është bërë në bashkëpunim me strukturat shtetërore.

Sela gjithashtu tha se rruga drejt NATO-s dhe BE nuk mund të ndërtohet duke falur dhe duke bërë kompromis me kriminelët që dhunuan depuetete në 27 Prill ai me tej shtoi:

“ Në qoftë se perspektiva e vendin varet nga kompromisi i që ka bërë Kryeministri me njerëz të cilët duhet të përgjigjen para drejtësisë dhe jo të paralajmërohet amnisti, atëherë gjithcka mund të jetë e mundshme, ai që shantazhon njëherë do të shantazhojë edhe në të ardhmen dhe ai është Keyeministri Zaev” deklaroi Sela

Ai më tej shtoi se ASH në mënyrë kategorike kundershton idenë e amnestisë, por ai tha se ne jemi për krijimin e komisioni për pajtim mes shqiptarëve dhe maqedonasve para antaresimit të Maqedonisë ne NATO dhe BE me një marrëveshje te brendshme mes shqiptarëve dhe maqedonasve:
Ai gjithashtu tha se:

“ nuk është aspak korrekte që maqedoni cdo politkan maqedonas të thiret gjithandej për një Maqedoni multietnike , ndërsa këtë multietnicitet aspak në e vërejmë në rregullimin shtetëror të cilin e ka Maqedonia.

“Shqiptarët atje vazhdojnë të jetojnë si koloni brenda për mbredna Maqedonisë dhe vazhdojnë të ekspoatohen, duke ju marrë tatimet e tyre në formë të investineve, prandaj këto cështje janë më të rëndësishme se falja e dy tre individëve të cilët mundohen ra bëjnë nëpërmjet komisionit për pajtim” shtoi Ziadin Sela për Zërin e Amerikës.


1 Koment

  1. Tqifsha rrugen e Nato dhe BE naj keni thi karin me ket rrug
    Nje gjenerat shka kan me majt mend tan jeten viza viza viza BE Nato
    Nje evrop tan jeten tu lujt
    Ne ne evrop ishim ne kohen e Jugosllavis skishim nevoj as per viza ish mundsia te punesohesh ku te duash ne evrop
    Tash qe sa vite na kan kthy mas dhe luftojm qe ta fitojm at qe e kishim ne kohen e jugosllavis
    Te qifsha evropen e poliyikanet shqiptar e tgjith
    Ma mir shum ma mir tju ishim bashkangjit Rusis

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu