Ministri i jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç ka lavdëruar punën e kryer brenda një viti, duke theksuar se Serbia si vend i vogël e krenar është e vendosur të ruaj neutralitetin dhe të luftojë për interesin e vetë, ndërkohë që në vizita edhe kontakte me shumë vende në planin ndërkombëtar kemi ndikuar në respektimin e interesave kombëtare.
Ai ka numëruar shumë takime e vizita zyrtare me vende të ndryshme “Kemi përtërirë raportet me shumë vende mike e shtete me të cilat edhe në të kaluarën kemi pasur raporte, ku vëmendje i është kushtuar bashkëpunimit dhe iniciativave regjionale dhe ne do vazhdojmë të paraqitemi si shtet i suksesshëm dhe shtyllë e stabilitetit në rajon. ”
Ai u shpreh se “Secili që mendon se çështja e Kosovës zgjidhet ashtu që të na përdridhet dora dhe të na detyroj të pranojmë pavarësinë, mashtrohet. Ashtu as nuk do zgjidhet, as nuk pranon Serbia, ndonëse hapësira manovruese është e vogël, ne me gjithë forcën do luftojmë për interesat në Kosovë, për trashëgiminë dhe kishat”.
Ndërsa lidhur me konstatimet se ShBA duan që çështja e Kosovës të zgjidhet deri në fund 2022, Selakoviç theksoi se “çdo gjë që konsiderohet zgjidhje duhet të ketë pajtimin e Serbisë, qëndrimi ynë dihet, nëse mendojnë se zgjidhja e kompromisit është zgjidhja e statusit , ajo nuk është as zgjidhje as kompromis dhe ne nuk pranojmë” .
Rreth ardhjes së Hill në Beograd për përfundimin e asaj që u fillua në vitet 90-ta për ndarjen përfundimtare të Kosovës dhe mbytjen e Srpskes në BeH, ai tha: Do të shohim kur të vijë, po nuk janë më vitet 90-ta si atëherë, Serbia sot është vendi me zhvillimin më të madh në Evropë dhe shtyllë e stabilitetit, ne kemi raporte të gjata diplomatike që janë shpresë për të ardhmen.
“Serbia ka politikë të pavarur dhe merr vetë vendimet, por kjo nuk iu pëlqen të tjerëve, ne do vazhdojmë politikën tonë dhe nuk shoh pse është pengesë për bashkëpunim me tjerët” tha ai , duke komentuar raportet e mira me Moskën dhe vërejtjet për këtë nga ShBA.
Rreth mundësisë së kyçjes së Moskës në bisedimet direkt për Kosovën, Selakoviç theksoi se “çdo zgjedhje që vjen duhet të kalojë në KS në OKB, ku atje ulen përfaqësuesit e Moskës edhe Pekingut që për dallim nga vendet perëndimore, kanë qëndrime tjera”.
Selakoviç është përgjigjur edhe rreth pyetjes nëse Prishtina do aplikojë për pranim në organizata ndërkombëtare dhe UNESCO, “Ne po veprojmë sikur ata do e bëjnë këtë nesër, duhet të jemi gati mos të befasohemi edhe të ndërmarrim hapat e nevojshëm”- tha ai.









