Selakoviq: Më shumë se 10 vende janë të gatshme të rishqyrtojnë vendimet për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq ka thënë se “më shumë se dhjetë vende janë të gatshme të rishqyrtojnë vendimet rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës”.

Këtë deklaratë ai e bëri në një intervistë për gazetën serbe “Veçernje Novosti”.

Me Marrëveshjen e Washingtonit, të nënshkruar në shtator të vitit 2020, Kosova mori përsipër të pezullojë aplikimet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare për 12 muaj dhe Serbia pranoi të pezullojë fushatën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës në të njëjtën periudhë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu