Selami: 20.000 euro do përfitojnë bujqit e ri deri në 40 vjet

Deputetët sot i miratuan ndryshimet në Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural. Zv. Drejtori në Agjencionin për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Abduselam Selami në pika të shkurtra sqaron ndryshimet në këtë ligj.

Masë e re për bujqit e rinj (deri në 40 vjet) të cilët tani do të përfitojnë 20.000 euro grante të pakthyeshme për biznes.
Vendosëm edhe masë me të cilën tre vitet e para lirohen nga pagesa e qirasë bujqit e rinj.

Masa konkrete për ndalimin e migrimit e jo fjalë të kota, ka shkruar në facebook Zv. Drejtori Selami.

Ndryshe sot deputetët votuan Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, me çka mundësohet shfrytëzim i përmirësuar dhe më efikas i mjeteve pas masave nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural, me theks në qëndrueshmëri.

Zgjidhja ligjore bën kufizimin mes programit IPARD dhe Programit nacional për zhvillim rural, me çka mjetet të cilat ndahen përmes buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të realizohen në mënyrë efikase pa rreziqe nga financimi i dyfishtë.(koha.mk)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu