Selmani: Dalja e ulët e qytetarëve në zgjedhje delegjitimoi partitë politike

Gazetari Naser Selmani, i ftuar në emisionin Studio e Hapur, ka deklaruar se dalja e ulët flet për një deligjitimim, për një humbje besimi. Ai thotë se e kemi një BDI, e cila mban kryesisht një sasi votash, por vazhdimisht në humbje. Sipas tij, edhe opozita nuk ka arritur ta ngjallë optimizëm të votuesit.

Ai mendon se situata është me ndryshe te maqedonasit. Atje po ndodh një rikthim i VMRO-së, e cila e vetme arrin një barazim rezultati me një kandidat që mbështetet nga LSDM dhe partitë shqiptare në qeverisje. Selmani mendon se rrjeti i parë ishte një “karton i kuq” për qeverisjen e LSDM-së. /SHENJA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu