Kapiteni i Arsenalit Granit Xhaka është shndërruar në futbollistin më të padëshiruar te tifozët e klubit londinez.
E gjithë kjo vjen pas incidentit i cili ndodhi në ndeshjen e së dielës kundër Crystal Palaces e cila përfundoi me rezultatin 2:2.
Gjatë zëvendësimit nga loja, Xhaka ishte vërshëllyer me të madhe nga tifozët, derisa mesfushori nga Kosova i ishte kundërpërgjigjur duke i ofenduar me fjalën: “Pir*****”.
Pas këtij incidenti ka reaguar edhe trajneri i Arsenalit Unai Emery i cili ka thënë se do ta shqyrtojë mundësinë e heqjes së shiritit të kapitenit për Xhakën.
Zhvillimet e fundit në kampin e Arsenalit në lidhje me incidentin e Granit Xhakës e kanë ndare mediat serbe.
“Kurir.rs’ vazhdimist e ka quajtur Xhakën “provokuesi shqiptar”.
“Provokuesi shqiptar me veprimin e ri ka zemëruar tifozët e Arsenalit. Kjo kokëfortësi e tij kurrë nuk do t’i falet. Pas kësaj mund të pasojë vetëm fundi”, shkruan mediumi serb në mes të tjerash.
Ndryshe, Xhaka do t’i mungojë Arsenalit në ndeshjen e sotme të Kupës Karabao kundër Liverpoolit në “Anfield”.
Trajneri i Arsenalit Emery ka bërë të ditur se Xhaka do të mungojë pasi do të pushohet.
Foto:












