“Serbët në Kosovë janë më të sigurt se në ish Jugosllavi”

Ish Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtnant Kadri Kastrati, në një deklaratë për Kosovën në internet, thekson se prokurimi i automjeteve të blinduara nga Turqia për nevojat e FSK-së paraqet një modernizim dhe transformim gjithëpërfshirës ushtarak të Ushtrisë së Kosovës, transmeton InfoShqip.

Në vitin 2018, Parlamenti i Kosovës miratoi tre ligje, të cilat u japin të drejtë Forcave të Sigurisë së Kosovës që të kthehen në ushtri. Kjo do të thotë që Ushtria e Kosovës ka të drejtë të furnizohet me të me cdo gje që kanë një qëllim mbrojtës dhe të jetë në gjendje të mbrojë integritetin territorial dhe sovranitetin” – thotë Kastrati.

Krahas ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, sigurimit të jetës dhe pasurisë së qytetarëve të Kosovës, Kastrati kujton se Forca e Sigurisë së Kosovës merr pjesë në operacionet e NATO-s në kohë paqeje. Ai shpreh shpresë se angazhimi ndërkombëtar i pjesëtarëve të FSK-së në funksion të promovimit të sigurisë rajonale dhe më gjerë do të intensifikohet.

Kastrati thekson se profesionalizimi dhe armatosja e Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk duhet të shqetësohen kurrë, veçanërisht serbët e Kosovës, të cilët, sipas Kastratit, mund të mbështeten në mbrojtjen e FSK-së në çdo kohë.

Mesazhi për serbët në Kosovë është se ata janë të sigurt, më shumë sesa kur jetonin në ish-Jugosllavi. Ushtria e Kosovës është për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, serbët, shqiptarët, boshnjakët, turqit, romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët. Kosova dhe ushtria e saj dëshirojnë të ofrojnë siguri, jo vetëm për qytetarët e Kosovës por edhe në rajon. Kosova do të ketë një ushtri që do të furnizohet dhe do të jetë në gjendje të mbrojë kufijtë dhe qytetarët e saj, pavarësisht nga feja dhe kombësia” – thotë Kastrati./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu