Serbët në Kosovë vazhdojnë ta dëmtojnë buxhetin e shtetit duke mos paguar faturat e rrymës

Mos pagesa e faturave të rrymës nga serbët e Kosovës, po e dëmton buxhetin e vendit për 12 milion euro në vit.

E për këtë Këshilli për Mbrojtjen të Drejtat dhe Liritë e Njeriut u kërkon qytetarëve të protestojnë. Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë thonë se këto shpenzime të serbëve të veriut nuk po i paguan askush.

Serbët e veriut vazhdojnë të mos i paguajnë faturat e energjisë elektrike. Këto shpenzime sipas Zyrës së Rregullohet të Energjisë, nuk po i paguan askush. Mirëpo nga Instituti për Zhvillime Politike thonë se pagesat po bëhen nga buxheti i Kosovës, prej 12 milionë euro në vit.

Dardan Azemi nga ky institut ka thënë se nuk po bëhet trajtim i barabartë i taksapagueseve të energjisë.

“Energjia që shpenzohet në veriun e Kosovës brenda 24 orëve shkon në 50 megavat. Kalkulohet që çmimi mujor i kësaj energjie të shpenzuar në veri është një milion euro, që iu faturohet qytetarëve të Kosovës. Nëse jo me fatura të drejtpërdrejta këtë energji prapë e paguajmë ne qytetarët e Kosovës përmes buxhetit të Kosovës”, tha për RTV Dukagjinin, Dardan Azemi, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behgjet Shala ka kërkuar nga qytetarët që të protestojnë për diskriminimin që po iu bëhet.

“Është absurde që në një shtet të funksionojnë dy sisteme, dy standarde dhe të ketë diskriminime aq të thella sikur që ndodh në Kosovë. Shteti i Kosovës nuk duhet t’ua shkelë të drejtat askujt, as shqiptarëve e as serbëve. Serbët nuk janë popull që kanë pikur nga qielli dhe të bëjnë çfarë të duan”, tha Behxhet Shala.

Në anën tjetër, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, në një përgjigje me shkrim, kanë thënë për RTV Dukagjinin se serbët e veriut nuk janë dërguar asnjëherë tek përmbaruesi privat për mospagesë të rrymës. Sipas ZRRE-së, operatorët e furnizimit nuk kanë pasur mundësinë as të faturojnë energjinë e shpenzuar në atë pjesë të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu